Bajden: Është me rëndësi Marrëveshja e Përzhinos dhe kushtet për zgjedhje të besueshme

Zyra e marrëdhënieve me publikun e nënkryetarit të SHBA-ve, Xho Bajden, mbrëmë pas mesnatës doli me një njoftim të shkurtër për vizitën e kryeministrit Nikolla Gruevski në Uashington dhe për takimin që e patën, ashtu si thuhet nga burime amerikane, me kërkesë të Gruevskit
Përkundër deklaratës së kryeministrit në të cilën ai foli për marrëdhëniet e fuqishme amerikane-maqedonase dhe për përkrahjen që SHBA-të po vazhdojnë t`ia japin Maqedonisë, njoftimi i Bajden fokusohet në Marrëveshjen e Përzhinos dhe në marrjen e veprimeve që janë të nevojshme për t`u siguruar zgjedhje të besueshme.

“Nënkryetari Xho Bajden sot realizoi një takim me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski. Nënkryetari dhe kryeministri u pajtuan rreth rëndësisë së implementimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Përzhinos dhe nga marrja e veprimeve që janë të nevojshme për t`u siguruar zgjedhje të besueshme.

Nënkryetari i SHBA-ve e përmendi përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, qëndron në njoftimin e Shtëpisë së Bardh, transmeton zhurnal.mk

Gruevski në deklaratën që e dha pas takimit theksoi se me Bajden kanë pasur një takim të shkëlqyeshëm dhe miqësor.

“Nga pikëpamja e jonë e fundit deri më tani kanë ndodhur shumë punë të mira, por edhe shumë sfida. Biseduam edhe për punët e mira edhe për sfidat.

Amerika është partner i jonë, ne kemi nënshkruar deklaratën për partneritet strategjik në vitin 2008 dhe në shumë punë kemi përkrahje serioze nga SHBA-të gjatë kësaj periudhe.

Biseduam për marrëveshjen politike, për reformat në më shumë sfera, për ekonominë dhe bashkëpunimin ekonomik, për sfidat e sigurisë, por biseduam edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Ne do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me Amerikën, sidomos në sferën e hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe përkrahja e tyre në atë drejtim do të jetë tejet e rëndësishme për ne në të ardhmen”, deklaroi Gruevski

Artikulli paraprakNuk ka nënshtetas të Maqedonisë të vrarë dhe lënduar në sulmet terroriste në Stamboll
Artikulli vijuesSHH „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, gjatë 2015 dërgoi ndihma edhe në Maqedoni