Ban Ki-moon: Dënimi me vdekje i Mursit, shqetësim serioz

Ndihmës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Farhan Haq, ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon “ka vënë në dukje si shqetësim serioz” vendimin për dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Muhammed Mursi dhe ndaj 105 personave të tjerë, bashkëpunëtorë të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Haq në një deklaratë u shpreh se Ban Ki-moon ka përsëritur qëndrimin e OKB-së kundër dënimit me vdekje tha se: “Sekretari i Përgjithshëm, duke patur parasysh se vendimi mund të apelohet ai do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë proces”.
 
Haq ka vënë dukje se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon që të hidhen hapa që mbështesin paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit nga të gjitha palët në Egjipt. Ai njoftoi gjithashtu se duhet të ketë një distancim nga hapat që do të dëmtojnë stabilitetin dhe paqen.
 
Një gjykatë egjiptiane në lidhje me çështjet gjyqësore “spiunazhi” dhe “bastisjet e burgjeve” të cilat u gjykuan në ndërtesën e Akademisë së Policisë në Kajro, vendimet me vdekje ndaj 106 personave duke përfshirë dhe Mursin i dërgoi tek Myftiu i Madh i Egjiptit për të marrë mendimin. Pritet që vendimi përfundimtar të jepet në seancën që do të mbahet më 2 qershor.
Artikulli paraprakMediat gjermane: zhvillimet në Maqedoni janë lojë me zjarrin!
Artikulli vijuesTurqi, vrimë misterioze 70 metra e thellë në një plantacion misri