Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka kërkuar nga Hungaria që të trajtojë refugjatët Sirianë duke respektuar të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjishëm Ban Ki Moon takohet me liderët që ndodhen në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së përgjithshme të OKB. Gjatë takimit të Ban Ki Moon dhe Presidentit Hungarez Janos Ader në OKB është diskutuar edhe problematika e refugjatëve sirianë.
Ban Ki Moon duke vënë në dukje se është në dijeni të problemeve me të cilët po përballet Hungaria për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve dhe të azilantëve të cilët drejtohen drejt Europës, ka theksuar rëndësinë se refugjatët duhet të trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut dhe në kuadër të dinjitetit njerëzorë.
Ndërsa në takimin mes Adil bin Ahmed el-Xhubejr, Ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite dhe Sekretari i Përgjithshëm Ban tema kryesore ka qenë konfliktet në Jemen.
Ban Ki Moon në këtë takim ku ka diskutuar për kërcënimet terroriste në Siri, Jemen dhe në rajon duke ripërsëritur se problematika e Jemenit nuk mund të zgjidhet ushtarikisht. Ai ka kërkuar që menjëherë të shpallet armëpushim dhe të mbërrijnë ndihmat humanitare në rajon.
Ban Ki Moon gjithashtu i ka shprehur ngushëllimet Arabisë Saudite në lidhje me tragjedinë në Mina.