Gjigandi i modes H&M me koleksion per femrat me shami

Mariah është myslimanja e parë që mbanë shami në një reklamë të kompanisë H&M, gjigandi botëror në fushën e modës, raporton Metro.

Idrissi është një londineze nga me origjinë nga Pakistani dhe Maroku, e cila kishte filluar të mbante shaminë qysh në moshën 17 vjeçare.

Ajo ka realizuar reklamën e saj të parë me H&M.

“Gjithmonë femrat që mbajnë shami janë të injoruara kur vjen puna te moda”, ka thënë ajo, shkruan Metro.

Duke folur për ditët kur e xhironte reklamën ajo ka thënë:

“Stafi që po e realizonte reklamën dhe dizajnerët që punojnë për H&M ishin shumë të respektueshëm”.

Modelja me shami, ka thënë se brendi ndërkombëtari modës, i kishte siguruar kushte shumë të përshtatshme modeles duke i dhënë një hapësirë shumë private të veshjes dhe e kishte ndaluar praninë e meshkujve në zonat ku ajo bëhej gati për reklamën.

“Nëse kameramani hetonte diçka që nuk dukej në rregull, ata e ftonin një grua që të më rregullonte. Ishte e mrekullueshme”.

Klipi reklamues i H&M shfaq po ashtu modele të etnive të ndryshme, me tipa diversë të trupave, një atlet me aftësi të kufizuara, e po ashtu persona me orientime të caktuara seksuale”.

Motoja e kësaj reklame është “nuk ka rregulla në modë”.

Artikulli paraprakDemantohet lajmi për bllokimin e hanxhinjve kosovarë – ata janë mirë
Artikulli vijuesBan Ki Moon: Hungaria të respektojë të drejtat e njeriut për refugjatët