Ban Ki Moon i kërkon Evropës të bëjë më shumë pë refugjatët

Sekretari i përgjithshëm i OKB­së, Ban Ki­ Moon u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë në mbështetje të qindra mijëra imigrantëve që dynden drejt Evropës.

“I kërkoj Evropës të bëjë më shumë”, deklaroi Ban në hapjen e seancës së përvitshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-­së.

Duke pranuar se kriza e imigracionit në Evropë ka ngjallur emocione të forta, ai konfirmoi para 193 vendeve anëtare të asamblesë, se përgjigja për këtë krizë duhet të ishte drejtuar nga ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe ndjenja.

”Përballë këtij fenomeni, zgjidhja nuk është ndërtimi i mureve, ashtu si bëri Hungaria, por të trajtosh kauzat e këtij eksodi si luftërat dhe persekutimet fetare”, theksoi ai.

“Njëqind milionë persona në botë kanë për një asistencë humanitare të menjëhershme dhe 60 milionë janë zhvendosur”, nënvizoi Ban Ki ­Moon.

Artikulli paraprakZënkë mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Shkupit
Artikulli vijuesKanabis në Morinë, arrestohen tre kosovarë