Amnesty International: Mursi të gjykohet në gjykatë civile, ose të lirohet

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International bëri thirrje që presidenti i rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi të rigjykohet në një gjykatë civile, ose të lirohet plotësisht.
 
Këto deklarata AI i ka dhënë pasi presidenti i parë egjiptian i zgjedhur me vota, u dënua me 20 vjet burg për “vrasjen e protestuesve” në vitin 2012.
Grupi i të drejtave të njeriut në një deklaratë e përshkroi vendimin si “një shtrembërim të drejtësisë” që thyen çdo iluzion se ka pavarësi dhe paanshmëri në sistemin e drejtësisë së Egjiptit”.
 
Sot, presidenti i rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi u dënua me 20 vite burgim, vendim i cili pritet të apelohet. Gjykimi i tij u bë nga një gjykatë në Kajro, ndërsa dihet se gjykata është instrument i regjimit aktual, i udhëhequr nga ish shefi i ushtrisë Abdel Fatah Al Sisi.
 
Ndaj grupit nga i cili vjen Mursi, Vëllazëria Myslimane, është ngritur një ofensivë linçuese, duke vrarë, dënuar dhe arrestuar aktivistët e saj./Mesazhi
Artikulli paraprakTrafikanti milioner qeshi kur mësoi për tragjedinë
Artikulli vijuesMursi: Do ta derdhi gjakun tim!