Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Sudanin e jugut dhe krijimin sa më të shpejt të qeveris së unitetit kombëtar.
Ban Ki Moon me anë të një deklarate është shprehur i shqetësuar nga mosmarrëveshjet mes palëve të futura në konflikt në Sudanin e jugut dhe vendeve anëtare të ligës afrikane u ka kërkuar që të ndërhyjnë për të zgjidhur politikisht krizën në Sudanin e jugut.
Ai vuri theksin në zbatimin e marrëveshjes së paqes të nënshkruar gushtin e kaluar dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sudanin e jugut.
Më 22 janar palët e futura në konflikt në Sudanin e jugut nuk kanë arritur të bien dakord për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Sudani i jugut ka shpallur pavarësinë në janar të vitit 2011 dhe në 15 dhjetor 2013 është futur në një luftë të brendshme.