Policia Kufitare e Gjirokastrës tha se bllokoi 15 refugjatë sirianë në brendësi të territorit shqiptar. Sipas burimeve policore shqiptare mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët po marrin trajtim ushqimor dhe shëndetësor në një strehë të përkohshme ngritur në anën shqiptare të kufirit.
Grupet e refugjateve kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion final vendet europiane për t`u bashkuar me familjarë të tyre. Policia shqiptare pritet t`i riatdhesojë refugjatët në Greqi, vendi nga ata u drejtuan drejt kufirit shqiptar.
Përmbytja e një strehimoreje në Janinë dy ditë më parë, ku ndodheshin mbi 1000 refugjatë sirianë, ka rritur tendencën e trafikantëve të qenieve njerëzore për t`i transportuar familjet siriane drejt Shqipërisë, transmeton VOA.
Autoritet greke në Janinë kanë deklaruar se do të përshtatin mjedise të tjera më të sigurta ku refugjatët do të kalojnë dimrin. Policia shqiptare krahas pjesëtarëve të ruajtjes së kufirit ka përfshire edhe një repart të policisë DELTA, i cili kryen herë pas here bllokime të grupeve të refugjatëve në terren.
Ndërsa në anën greke të kufirit pika të shumta kontrolli janë ngritur kohët e fundit nga policia greke, kryesisht për të frenuar trafikun e refugjateve dhe te transportimit te lëndëve narkotike nga Shqipëria.
You Might also Like
Merkel: Nuk më pëlqejnë deklaratat se “muslimanët nuk mund të hyjnë në vendin tonë”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me krizën e refugjatëve në Evropë deklaroi se nuk mbështet…
By
Redaksia
1 Min Read
A ËSHTË JEZUSI ZOT ? BIBLA THOTË “JO”
Senad Maku Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit)…
By
Redaksia
17 Min Read
Obama thotë se Amerika nuk është në luftë kundër Fesë Islame
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi të enjten se ''Amerika nuk ishte në luftë me besimit…
By
Redaksia
0 Min Read
S’pajtohen për Mbretin
Politikanët shqiptarë, andej dhe këndej kufirit, shfaqën opinione të ndryshme për rolin e Mbretit Leka…
By
Redaksia
5 Min Read
Të diplomuar, por të papunë
Në një vend si Kosova, ku papunësia kalon shifrën prej 27 për qind, kjo gjendje…
By
Redaksia
7 Min Read
Investitorët e tmerruar po e lënë Kosovën për shkak të korrupsionit dhe jo radikalzmit
Burim Piraj, pronar i kompanisë Meka, paralajëmroi para dy javësh se do të ikë nga…
By
Redaksia
5 Min Read
