Ban Ki Moon kritikon vazhdimin e procesit të ndërtimit të kolonive sioniste

Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar ashpër regjimin sionist për shkak të vazhdimit të ndërtimit të kolonie sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia francez e lajmeve nga Nju Jorku thotë se Ban Ki Moon në një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskutoi mbi çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe tha se veprimet e Izraelit në ndërtimin e kolonive të reja sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan janë provokuese dhe nxitëse dhe shtoi: Të tilla veprime vetëm sa shtojnë tensionet dhe largojnë mundësinë e zgjidhjes politike të mosmarrëveshjeve.
Vazhdimi i ndërtimit të kolonive sioniste është ofendim i hapur ndaj popullit palestinez dhe Bashkësisë Ndërkombëtare dhe për të çuar përpara procesin e paqes të tilla ndërtime duhet të ndërpriten.
Ban Ki Moon gjithashtu nga vendet e ndryshme të botës ka kërkuar angazhim më serioz në mbledhjen e fondeve të nevojshme për rindërtimin e Gazës.
Ndërkohë Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist duke reaguar ndaj deklaratës së Ban Ki Moon, atë e ka quajtur mbështetës të terroristëve, duke i quajtur kështu palestinezët që mbrojnë të drejtën dhe territorin e tyre.
Artikulli paraprakAmbasadori Amerikan Lu e tha të vërtetën: Në zgjedhje pamë gangsterë partish, abuzimet janë tradhti ndaj shqiptarëve
Artikulli vijuesVirusi Zika arrin në Evropë, rasti i parë konfirmohet në Danimarkë