Mbyllet përkohësisht aeroporti në Bengazi

Libia ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore të saj mbi Bengazi për shkaqe sigurie.

Zëvendësministri i Transportit Favzi Beltamr ka thënë se të gjitha fluturimet për dhe nga qyteti lindor u pezulluan të premten, për shkak të të shtënave që u dëgjuan në afërsi të aeroportit.

Ai tha se fluturimet rifilluan pasi që zona përreth aeroportit u sigurua.

Ambasadori amerikan dhe tre amerikanë të tjerë u vranë gjatë një sulmi në konsullatën amerikane në Bengazi në këtë javë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi, i cili erdhi gjatë një proteste kundër një filmi anti-islamik i bërë në SHBA, mund të ketë qenë planifikuar paraprakisht nga militantët.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë dy luftanije afër bregdetit libian dhe kanë dërguar një njësi të marinsave pas sulmit të së martës./BS/kohaislame

Artikulli paraprakKushtet e Schockenhoffit janë kushte të Gjermanisë
Artikulli vijuesAfganistan, sulmohet baza ku është me shërbim Princi Harry