Ban Ki-moon: Sulmi me qëllim ndaj spitaleve është krim lufte

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka deklaruar se ata që po sulmojnë me bomba të fuqisë së lartë shkatërruese në Halep janë të vetëdijshëm që po kryejnë krime lufte, raporton AA.

Ban Ki-moon në takimin me temë “mbrojtja e civilëve nga konfliktet e armatosura” të Këshillit të Sigurisë në OKB, në një fjalim tha se “Këtë mëngjes jemi zgjuar me lajmet se janë kryer sulme edhe ndaj dy spitaleve në Halep.”

Pasi ka vënë në dukje se këto që po kryhen janë krime lufte Ban, ai tha ndër të tjera “Ata që po përdorin bomba të fuqisë së lartë shkatërruese në Halep janë të vetëdijshëm në mënyrë të qartë. Ata e dinë se po kryejnë krim lufte. Ju lutem imagjinojeni pak shkatërrimin: Njerëz me gjymtyrë të copëtuara. Fëmijët në një dhimbje pa zgjidhje. Në mënyrë të dhimbshme humbin jetën. Nuk ka asnjë vend ku të largohen dhe as një shenjë në horizont se do të përfundojnë këto vuajtje.”

Ndër të tjera ai u shpreh: “Edhe thertoret në Halep janë më njerëzore, kjo situatë është më keq se në thertore”, duke vënë theksin se spitalet, klinikat, ambulancat dhe punonjësit e shëndetësisë janë vazhdimisht nën objektivin e zjarrit.

Artikulli paraprakSiri: Humbi motrën binjake dhe nënën, vetë në përpjekje për mbijetesë
Artikulli vijues(FOTO) STRUKTURA E KS TË OKB-SË BLLOKON SISTEMIN NDËRKOMBËTAR