Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i tha të hënën një të përditshmeje boshnjake se masakra e Srebrenicës, gjatë së cilës u vranë 8 mijë myslimanë boshnjak, do të mbetet gjithmonë në ndërgjegjien e Kombeve të Bashkuara.
“Njerëzit atje pësuan një gjenocid dhe ai do ta…ndjek për një kohë të gjatë bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Ban për edicionin online të Dnevni Avaz.
“Kombet e Bashkuara nuk ishin në gjendje për t’i ndihmuar njerëzit në kohën kur atyre u është nevojitur ajo ndihmë”, tha ai.
“Kjo do të mbetet përgjithmonë në ndërgjegjien e Kombeve të Bashkuara. Kjo është dhe arsyeja përse po udhëtoj për atje”, tha ai në prag të vizitës së tij në rajon.
Ban pritet të arrijë në Slloveni të martën duke filluar turneun njëjavor në Ballkan-të parin e kësaj natyre që nga luftërat ballkanike të viteve të 90-ta.
Në kuadër të turneut të tij hyjnë dhe vizitat në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.kohaislame
You Might also Like
Rektori Zejnullahu: Fëmijët e dëshmorëve u keqpërdorën
Studentët, fëmijë të dëshmorëve e veteranëve të luftës, të cilët protestuan disa herë para dyerve…
By
1 Min Read
UEFA merr vendimin: Vetëm dy skuadra kosovare në Evropë
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e sotme ka vendosur që të japë dritën e…
By
2 Min Read
Viktor Paloka fyen rëndë Perandorinë Osmane (duke u fsheh pas "patriotizmit")
I ashtuquajturi reper i cili kohë pas kohe sulmon Islamin apo Popullin Turk apo Perandorinë…
By
0 Min Read
Vazhdon shitja e produkteve të huaja pa përshkrim të gjuhës shqipe
Mos deklarimi i mallrave me përbërje në gjuhen shqipe, rrezikon shëndetin e kosovarëve nga konsumimi…
By
6 Min Read
Buxhovi: Nuk kthehem në politikë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për një Kuvend dhe zgjedhje të reja për t’u…
By
3 Min Read
Tmava: Klienti im kishte shkuar në Badovc për namaz të natës
Bajram Tmava, që është avokat mbrojtës i Milazim Haxhiajt, nga Istogu, i cili u arrestua…
By
1 Min Read
