Valdete Daka kërcënohet me vrasje

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme Valdete Daka, njëherit edhe Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërcënuar me vrasje nga një i burgosur në Burgun e Dubravës, në gjykimin e të cilit, ajo kishte qenë gjykatëse. Dakës i është vënë masa e mbrojtjes së afërt nga policia e përderisa personi që ka kërcënuar, Burim Basha, po hetohet nga njësia regjionale e Pejës.

Porosi kërcënimi me vrasje kanë ardhur ditë më parë nga burgu i Dubravës në adresë të gjykatëses së Gjykatës Supreme të Kosovës, Valdete Daka.
Daka që është edhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se gjykatësit po i ekspozohen një rreziku permanent.

“ Po është e vërtetë . Kërcënimi ka qenë me jetë, pra me vrasje. Mendoj që për gjykatësit si çdo kund duhet të ketë siguri më të madhe dhe jo ad hoc si në rastin tim. Pastaj duhet të ketë edhe siguri më të madhe të objekteve”, ka thënë Daka .

Kërcënim për vrasje të Dakës i kishte shkuar së pari tek vetë kreu i Gjykatës Supreme. Pas kësaj kreu i Gjykatës Fejzullah Hasani ka konfirmuar se ka kërkuar mbrojtje të afërt për gjykatësen.

“ Kjo ka pasur të bëjë me një të gjykuar në Prizren. Pastaj një nga mbrojtësit ka ardhur tek unë dhe më ka thënën se qëllimi ia arratisjes së tij është për ta vrarë gjykatësen. Prandaj kemi kërkuar mbrojtje të afërt për Dakën”, ka thënë Hasani.

Kërcënimin dhe vënien e mbrojtjes së afërt për Dakën e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e policisë së Kosovës.

Kreu i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani thotë se gjykatësit gjithnjë e më tepër po i ekspozohen rrezikut. Ai ka kërkuar që të shtohen masat e përgjithshme të sigurisë ndaj gjykatësve dhe ndaj vetë objekteve.

Burim Basha tashmë ishte arratisur nga Burgu i Dubravës në gusht të këtij viti për tu arrestuar sërish. Ai përmes avokatit dhe familjarëve të tij kishte deklaruar se ishte arratisur me të vetmin qëllim për ta vrarë gjykatësen. Basha është i dënuar me 30 vite burgim për një varg veprash penale. Ai tani po hetohet edhe për kanosje të gjykatëses.kohaislame

Artikulli paraprakA do të rivendoset dënimi me vdekje në Turqi?
Artikulli vijuesSaint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës