Bangladeshi ekzekuton hoxhën, prijësin e madh fetar e politik

Bangladeshi ekzekutoi hoxhën, prijësin e madh fetart, Abdul Kader Mullah.

Regjimi i Bangladeshit në kuadër të luftës së ashpër që po bën ndaj lëvizjes islame në vend, të cilët paraqesin shumicën e popullatës dhe dëshira e të cilëve është vënia në jetë e Ligjit të Zotit mbi njerëzit dhe eventualisht bashkimi me Pakistanin në një shtet më të madh Islam, po monton intriga të të gjitha llojeve.

Duke qenë e paaftë për të shuar lëvizjen islame dhe për të gjethur mbështetje në popullatë për veprimet kriminale, regjimi në kuadër të luftës së organizuar kundër besimtarëve muslimanë dhe hoxhallarëve të vendit, ka montuar një gjoja Gjykatë Ndërkombëtare të Krimeve të kryera nga luftërat që kanë ndodhur para 40 viteve mes Pakistanit dhe asaj që sot njihet si Bangladesh, ku në këtë luftë gjysma e popullatës përfshi besimtarët ishin për vazhdimin e qëndrimit bashk me shtetin e Pakistanit. Në këtë Gjykatë të montuar regjimi po i dënon të gjithë hoxhallarët që janë lider të popullatës me akuzua për krime kundër njerëzimit, që gjoja janë realizuar gjatë luftës për pavarësinë nga Pakistani në vitin 1971.

Hoxha është personi i parë i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Bangladesh.

Hoxha i ekzekutuar me varje ishte një prej liderëve kryesorë të partisë Xhemat el Islamije.

Ekzekutimi i 65-vjeçarit ndodhi brenda një burgu në Dhaka, në orën 17:01 sipas kohës së Evropës.

Aktualisht, masa të rrepta sigurie janë marrë në të gjithë kryeqytetin e Bangladeshit, ku janë paralajmëruar manifestime nga ana e besimtarëve muslimanë. 

Artikulli paraprakGjenerali i SHBA që e hapi Guantanamon thotë se duhet të mbyllet
Artikulli vijuesLISBA reagon me deklaratë kundër Jahjagës