LISBA reagon me deklaratë kundër Jahjagës

Lëvizja Islame Bashkohu, përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj fjalimit të sotshëm të Atifete Jahjaga para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Në vazhdim sjellim të plot deklaratën.

DEKLARATË

Atifetja edhe një herë sot tentoi të fsheh dështimin e saj gjate një viti në postin e presidentit të Kosovës, post të cilin nuk e fitoj duke iu besuar nga populli por iu fal me një zarf surprize. Me të drejtë disa mediume lajmin për fjalimin e Atifetes drejtuar deputeteve e kishin filluar:

“Duke iu drejtuar sot deputetëve për punën e saj njëvjeçare, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga rikujtoi prioritetet e angazhimit”… pra Atifetja të arritura nuk kishte për të cekur por i rikujtoj prioritetet e angazhimit të cilat kane mbetur po ato që kane qenë.

Preokupim i saj, sipas saj mbetet ruajtja e laicitetit të shtetit të Kosovës ngase sipas saj kjo siguron tolerancën fetare, ndërsa Atifetja hipokrite siç kemi deklaruar edhe shumë herë të tjera është ajo që ka shkelur laicitetin e shtetit të Kosovës dhe rrjedhimisht ka rrezikuar tolerancën fetare e kjo për opinionin kosovar nuk është gjë e panjohur, kur dihet se Atifietja në cilësinë e presidentes merr pjesë në ceremoni fetare jo islame dhe përkulet para idhujve pagan.

Për muslimanët e Kosovës deklarimet e Atifetes janë vetëm dëshmi e injorancës së saj dhe tentimit për t’u promovuar në kurriz të islamit dhe muslimanëve duke i akuzuar dhe fantazuar rreziqe që sipas saj mund të vinë nga ekstremizmi islam.

Ne ia bëjmë të qartë Atifetes se ajo është turpi i Kosovës dhe bën mirë ta mësoj shkrim – leximin para se të merret me musliman e aq më pak me çështjen e Sirisë ku me deklarimet e saja dëshmon se nuk e ka idenë çfarë po ndodh atje.

Natyrisht duke qenë se luftën çlirimtare të Kosovës e ka shikuar nga ekranet televizive atëherë nuk presim ta kuptoj se sa humane është ndihma dhënë një populli që vritet dhe masakrohet pa dallim moshe e gjinie.

Me këtë deklaratë e thërrasim Atifeten që të ketë kujdes më deklarimet e saja dhe në anën tjetër sigurojmë qytetarët e Kosovës se përkundër faktit që Atifetja dhe qarqe e individ të caktuar kanë dëshirë që në Kosovë të ketë ekstremizëm fetar islam diçka e tillë është vetëm në imagjinatën e tyre dhe në planet e armiqve kombëtar e fetar të popullit tonë.

Artikulli paraprakBangladeshi ekzekuton hoxhën, prijësin e madh fetar e politik
Artikulli vijuesQKSS: Kërcënimi më i madh i sigurisë në vend është korrupsioni