Gjenerali amerikan i cili e hapi kampin e paraburgimit në Guantanamo tha se hapja e tij ishte një gabim dhe se duhet të mbyllet, sepse kjo paraqet perceptim të gabuar për Shtetet e Bashkuara.
“ Në retrospektivë, e gjithë strategjia e ndalimit dhe marrjes në pyetje ishte e gabuar” shkroi gjeneral-majori Michael Lenhert në një kolonë të botuar në Free Press në Detroit.
Lenhert, tani i pensionuar nga ushtria dhe jeton në Michigan, ishte komandanti i parë i grupit punues që u hap në kampin e burgimit në janar të 2002 në Bazën Detare të SHBA-ve të Gjirit të Guantanamos në Kubë.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara e hëpën këtë qendër paraburgimi sepse ishim të zemëruar dhe të frikësuar pas 11 shtatorit kur u rrëmbyen avionet dhe u mendua se robërit e zënë atje do të sigurojnë “ një thesar te informacionit dhe intelegjencës”.
Ai shpejt u bind se shumica nuk duhet të ishin atje, sepse ata kishin pak vlerë të intelegjencës dhe nuk kishte prova të mjaftueshme lidhur me krimet e luftës, shkroi ai.
“Vendimi ynë për të mbajur Guantanamon hapur ka ndihmuar armiqtë tanë, sepse ajo nxitë perceptimin negativ të Shteteve të Bashkuara.”
“ Është koha që populli amerikan dhe politikanët tanë të pranojnë një nivel të rrezikut në mbrojtje të vlerave tona kushtetuese, ashtu sikurse burrat dhe gratë tona që kanë shkuar në shërbim kohë pas kohe për të mbrojtur Kushtetutën tonë. Nëse tallemi me vlerat tona, atëherë duhet vënë në pikëpyetje se për çka në të vërtetë jemi duke luftuar”shkroi Lenhert.
Ai gjithashtu tha se një pjesë e vogël e të burgosurve duhet të transferohet në Shtetet e Bashkuara për ndjekje penale ose burgosje. Ai pranoi rrezikun që disa të burgosur që lirohen do të mund të planifikojnë sulme kundër SHBA-ve.
Kongresi po debaton një projekt-ligj që do t’i jepte presidentit Obama fleksibilitet për të riatdhesuar ose për të rivendosur të burgosurit e Guantanamos.
Dhe sipas Lenhert ky është një hap përpara drejt mbylljes së burgut më famëkeq të vendit tonë, burg që nuk do të duhej të hapej asnjëherë./mesazhi/
You Might also Like
Vëllazëria Myslimane e pakënaqur me vendimin në rastin "Mubarak"
Vëllazëria e fuqishme Myslimane e Egjiptit ka dënuar vendimin e gjykatës për lirimin e gjashtë…
By
1 Min Read
Kaos i zgjedhjeve në Egjipt, diskualifikohen figurat më të rëndësishme
Gara për presidencën e Egjiptit është ridefinuar pas përjashtimit të shefit të spiunazhit të Hosni Mubarakut dhe kandidatëve më…
By
3 Min Read
SHBA-ja hoqi dorë nga operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri
Presidenti amerikan Barack Obama nuk merr në konsideratë mundësinë e fillimit të një operacioni në…
By
1 Min Read
Sacramento, xhamia lokale ofron ushqim për të pastrehët
Më shumë se 100 të pastrehë në Sacramento kanë përfituar nga xhamia lokale, e cila…
By
1 Min Read
Afganistan: Rritet numri i të vrarëve në spitalin në Kunduz
Organizata Mjekët pa Kufij tha se numri i të vrarëve nga sulmi ajror i Shteteve…
By
1 Min Read
Izraeli dhe Jordani arrijnë marrëveshje për mbikëqyrjen e Xhamisë Al-Aksa
Sekretari amerikan i shtetit, Kerry bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Jordanisë dhe Izraelit…
By
4 Min Read
