Banka Islame për Zhvillim (IDB) do të sigurojë 300 milionë dollarë për Senegalin, ndërsa këto para do të shfrytëzohen për hekurudhën rajonale e cila kryeqytetin Dakar do ta bashkojë me aeroportin ndërkombëtar Blaise-Diagne, raporton Anadolu Agency (AA).
Në projektin e hekurudhës rajonale punojnë ndërmarrjet franceze Engile dhe Thales, ndërsa bëhet fjalë për një projekt që kap vlerën prej 718 milionë euro.