Banka Kombëtare e Zvicrës ka hequr dorë nga rregullat e normës minimale fikse për frangën në krahasim me euron. Ky hap ka nxitur reagime në tregjet e këmbimeve valutore dhe pritet që vlera e euros të bie shpejtë, raporton Anadolu Agency (AA). Në komunikatën për shtyp banka shpjegon se në kontekstin ekonomik nuk ka arsye që të mbahet euro nga rënia e saj më e ulët se franga zvicerane prej 1,20. “Norma minimale e ndryshimit është futur gjatë periudhës së mbivlerësimit të skajshëm të frangës zvicerane dhe nivelit jashtëzakonisht të lartë të pasigurisë së tregjeve financiare,” thuhet në deklaratë. Theksohet se “kjo masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, ka mbrojtur ekonominë zvicerane nga rreziku serioz.” Gjithashtu bëhet e ditur se “për deri sa franga ka ende vlerë të lartë, mbivlerësimi në përgjithësi është ulur nga zbatimi i normës minimale të kursit”. Ekonomia, vlerësohet se kishte mundësinë të përfitojnë nga kjo fazë në mënyrë që të përshtatet me situatën e re. Ndryshimet e rregullave të Bankës Qendrore kanë ulur normat bazë të interesit. Banka ul normat e interesit për llogaritë e depozitave që kalojnë pragun e përjashtimit të miratuar. Konkludohet se “Banka Kombëtare e Zvicrës ka ulur ndjeshëm normat e interesit për të siguruar se ndërprerja e normës minimale nuk do të çojë në forcimin e kushteve jo të favorshme monetare”.
You Might also Like
Ku mbeti premtimi që Portin e Shëngjinit ta shfrytëzojë Kosova?
Porti i Shëngjinit, ishte një nga “dhuratat” që ish-qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës…
By
Redaksia
5 Min Read
Rriten pak çmimet e konsumit
Çmimet e konsumit në vend janë shtrenjtuar për 0.1 përqind në muajin mars të këtij…
By
Redaksia
3 Min Read
Termocentrali “Kosova e Re” do të sjellë dëme afatgjata
Termocentrali “Kosova e Re” do të sjellë rritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike,…
By
Redaksia
2 Min Read
Deficiti tregtar në SHBA më i larti gjatë 9 muajve
Edhe pse deficiti tregtar në këtë muaj ishte poshtë pritshmërive, ai ishte më i larti…
By
Redaksia
1 Min Read
Kamatat e larta pengojnë aktivitetet biznesore
Edhe gjatë këtij viti, normat e larta të kamatave për kredi kanë qenë barrierë për…
By
Redaksia
3 Min Read
Sejdiu: Ligji e Çon ‘Trepçën’ në Dialogun e Brukselit
Rreth ligjit të miratuar për “Trepçën” foli në një konferencë të jashtëzakonshme nënkryetari i “Vetëvendosjes”…
By
Redaksia
2 Min Read
