Zyra statistikore evropiane “Eurostat”, njoftoi se inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor të 2014 ishte negativ për herë të parë në pesë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Inflacioni vjetor në eurozonë ka qenë negative dhe shënonte 0.2 për qind, ndërsa edhe inflacioni i 28 anëtarëve të shteteve të Bashkimit Evropian (BE), e matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK), ishte negativ dhe shënonte në 0,1 për qind. Në mesin e vendeve të BE, norma negative vjetore e inflacionit e matur me IHÇK, regjistrohet në Greqi, me 2,5 përqind, Bullgaria 2, dhe Spanja 1,1 përqind. Shkallën më të lartë pozitive të inflacionit e regjistron Rumania me 1 përqind, Austria 0,8 dhe Finlanda 0,6 përqind. Kjo paraqet inflacionin vjetor më të ulët që nga 2009 në eurozonë. Inflacioni negativ në eurozonë është shkaktuar si pasoj e rënies drastike të çmimeve të derivateve, ndërsa çmimet e ushqimit dhe alkoolit kanë mbetur të qëndrueshme. Inflacioni vjetor në eurozonë mbahet nën 1,0 përqind, e cila, sipas bankës Qendrore Evropiane (ECB) konsiderohet zonë e rrezikshme.
You Might also Like
Kërkohet hetim për kontratën që krijon monopol në homologimin e veturave
Instituti GAP kërkon që të hetohet një marrëveshje e nënshkruar mes Ministrisë së Transportit në…
By
Redaksia
2 Min Read
Ministria e Bujqësisë: 2600 vende të reja pune
Këtë vit nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë do të hapen së paku 2600 vende…
By
Redaksia
2 Min Read
Ndërtohen 130 megavat rrymë nga era
Kosova është e përkushtuar të përmbushë obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë
Me hyrjen në treg me çmime të pabesueshme të kompanisë private Pegasus në vitin 2011…
By
Redaksia
17 Min Read
TAP – ITALIA, GREQIA DHE SHQIPËRIA, MARRËVESHJA DETARE BRENDA TRI MUAJVE
Mediat greke theksojnë se marrëveshja për delimitimin e kufirit detar me Greqinë mund të kthehet…
By
Redaksia
5 Min Read
Frika nga terri mban në jetë Termocentralin “Kosova A”
Termocentrali “ Kosova A”, i cili aktualisht mbulon një të tretën e gjithë konsumit vendor,…
By
Redaksia
5 Min Read
