Basha: Opozita do të këmbëngulë në ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë

Opozita do të këmbëngulë në ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka uruar studentët në të gjithë vendin për vitin e ri akademik, nga Universiteti i Korçës.

Basha akuzoi maxhorancën për kalimin e ligjit të arsimit të lartë në mënyrë të fshehtë. Sipas tij për shkak të tarifave, numri i studentëve do të jetë më i ulët. Ky ligj, vijoi kreu i PD-së, e ka futur arsimin në një sistem labirintesh.

Kreu i opozitës e ka konsideruar hapjen e programeve të reja si një prej pikave kyçe për arsimin e lartë, ndërsa ka akuzuar qeverinë për premtime të pambajtura sa i takon këtij drejtimi.

Artikulli paraprakShitja e aksioneve të HEC-eve, MEI kallëzon Florion Mimën dhe Enno Bozdon
Artikulli vijuesGjyqi Tahiri-Paloka, më 26 tetor jepet vendimi