Bayerni fiton me lehtësi

Bayern Munich ka vazhduar serinë pa humbje në Bundesliga, duke mposhtur Darmstadtin me rezultat 3:0.

Serinë e golave për kampionin gjerman e hapi Arturo Vidal, i cili në minutën e 20 realizoi një gol të bukur nga distanca.

Në pjesën e dytë Bayerni realizoi dy gola për një minutë. Fillimisht ishte Coman në minutën e 62-të që realizoi ndërsa një minutë më vonë realizoi Rode.

Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja me ç’rast Bayern ngjitet në vendin e parë me 15 pikë, 3 më pak se Dortmundi që ka një ndeshje më pak.

Ndërkaq, skuadra e Granit Xhakës, Monchengladbach, i cili u paraqit nga minuta e parë në këtë ndeshje, nuk arriti që të sigurojë ende pikët e para në Bundesligë duke u mposhtur nga Kolni me rezultat minimal 1 me 0.

Artikulli paraprakA prishet bateria e iPhone-it nëse e rimbushni gjatë natës?
Artikulli vijuesZouma gol për Chelsea, sexhde për Allahun