Kampioni gjerman, Bayern Munich, ka barazuar me Benfican në ndeshjen e dytë çerekfinale për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 1 me 0 në shtëpi, bavarezët arritën të barazonin 2 me 2 si mysafirë duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.
Raul Jimenez realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27-të duke i dhënë epërsinë Benficas.
Por gjithçka u barazua 11 minuta më vonë përmes Arturo Vidalit që shënoi për 1 me 1.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Thomas Muller kaloi Bayernin në epërsi, ndërsa Anderson Talisca barazoi gjithçka për rezultatin përfundimtar në minutën e 77-të.