Shkëndija nuk arrin të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League

Klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova, skuadra e vetme që përfaqësonte Maqedoninë në skenën evropiane të futbollit në kuadër të UEFA-së, në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Filipi i II” në Shkup u mposht me rezultat 0-4 nga skuadra belge “Gent”, raporton Anadolu Agency (AA).

Skuadra e Shkëndijës nga ndeshja e parë të zhvilluar në Belgjikë u kthye me një rezultat të favorshëm 2:1, mirëpo skuadra e Gentit arriti të thyejë ëndrrën evropiane të skuadrës tetovare, e cila ishte një skuadër e rrallë në historinë e futbollit të Maqedonisë, që ka arritur të ndiej frymën e futbollit evropian.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, edhe pse skuadra mysafire kishte më tepër mundësi për të shënuar. Në pjesën e dytë skuadra mysafire vazhdoi të avancojë me mundësitë për të shënuar gol, deri kur Kalifa Coulibaly në minutën e 60-të dhe 69-të ishte i saktë në rrjetën e skuadrës tetovare.

Më vonë, në minutën e 81-të Jeremy Perbet arriti të shënojë golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Renato Neto në minutën e 86-të.

Pavarësisht disfatës së Shkëndijës për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League, në stadiumin kombëtar “Filipi i II” mbretëronte një atmosferë e shkëlqyer, ku rreth 30 mijë tifozë të skuadrës vendase fuqishëm mbështesnin dhe dëshironin të shkruajnë historinë me kualifikimin e Shkëndijës në fazën e grupeve.

Ndryshe, skuadra tetovare la pas vetes rezultate të mira që ndonjëherë ka arritur në historinë e saj të klubit, si dhe një verë të shkëlqyer evropiane.

Artikulli paraprakKhan: Askush nuk ka të drejtë t’u tregojë grave çka nuk guxojnë të veshin
Artikulli vijues155 muxhahedinë mbërritën nga Iraku me një avion amerikan