Armët kimike do të shkatërrohen afër Shqipërisë, pas kundërshtimeve të shoqërisë civile dhe opozitës, që ato të mos demontohen në territorin shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga BBC, sipas së cilës, anijet norvegjeze dhe daneze do të marrin lëndët kimike nga 12 vende të ndryshme të Sirisë dhe përmes portit të Latakias do të bëjnë transportin.
Kamionë të blinduar rusë do të lëvizin arsenalin deri në portin sirian. Një luftëanije amerikane do të bëjë të mundur asgjesimin në një zonë shumë afër portit italian në Adriatik.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga rrjeti britanik BBC. Të dhënat janë bërë të ditura nga ky rrjet duke iu referuar burimeve zyrtare të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Sipas drejtorit të përgjithshëm të organizatës së njohur me qendër në Hollandë, afati fillestar i parashikuar për lëvizjen e lëndëve kimike është 31 dhjetori i këtij viti, por kjo varet nga një sërë komponentesh si siguria, procedurat e pastrimit dhe tranziti ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë edh e kushtet e motit.
Organizata përgjegjëse thotë se po bëhet përparim por luftimet më të fundit në Siri, sidomos konfliktet që vazhdojnë ende në Damask dhe Homs e bëjnë të rrezikshme realizimin e operacionit të pastrimit. Aktualisht edhe në Shqipëri janë dhënë një sërë vendimet për kalim trupash dhe mjetesh ajrore ushtarake të huaja, të cilat, me siguri kanë të bëjnë me çështjen e demontimit dhe Shqipëria përmes ujrave të saj territoriale do të lehtësojë procesin./Indeksonline/
You Might also Like
“Shqipërisë kanabiste”
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar me harta se si, sipas tij, u…
By
Redaksia
1 Min Read
Çfarë e pret Gruevskin në SHBA?
Paralelisht me viziën e sotme të kryeministrit Gruevski në SHBA edhe Shkupin e vizitojnë tre…
By
Redaksia
1 Min Read
“Do të hetohet si dhe ç’ka është ndërtuar në projektin ‘Shkupi 2014′”
“Komuna Qendër po bën revizion komplet dhe kontrolle në disa objekte dhe përmendore nga projekti…
By
Redaksia
1 Min Read
Gentian Beqiri u ekzekutua në gjumë, si u mashtruan policët roje – një histori e vrasjeve misterioze
Gazeta Shqiptare zbardh sot të tjera detaje mbi vrasjen e ndodhur dje në Elbasan, ku…
By
Redaksia
4 Min Read
Kosova e Serbia sot vazhdojnë bisedimet për kodin telefonik dhe targat
Ministria për Dialog, ka bërë të ditur se sot dhe nesër në Bruksel do të…
By
Redaksia
1 Min Read
20 komuna në Maqedoni me llogari të bllokuara
Janë bllokuar llogaritë e 20 komunave në Maqedoni nga gjithsej 80. Pjesa më e madhe…
By
Redaksia
2 Min Read
