BBC i kërkon falje imamit që e konsideroi si mbështetës të DAESH-it

Spikeri Andrew Neil, gjatë një programi elektoral më 18 prill në BBC e etiketoi Gani-in si përkrahës të DAESH-it

LONDËR (AA) – Institucioni mediatik publik britanik, BBC, i ka kërkuar falje imamit Sulejman Gani i cili që prej 20 vitesh jeton në këtë vend dhe ishte konsideruar nga kjo media si mbështetës i DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Spikeri Andrew Neil, gjatë një programi elektoral më 18 prill në BBC e etiketoi Gani-in si përkrahës të DAESH-it. Ndërkohë BBC ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë akuzë.

Në këtë deklaratë thuhet se: “Pretendimet se Gani është mbështetës i DAESH-it nuk janë të vërteta. Imam Gani është kundër veprimeve të DAESH-it. Në të shkuarën ka udhëhequr fushata kundër tyre dhe ka dënuar veprimet e tyre. BBC është e dëshpëruar për fjalët që ka përdorur për imam Gani dhe i kërkon falje atij.”

– Më parë edhe Cameron me Fallon kishin kërkuar falje-

Ndërkohë edhe Kryeministri britanik, Davit Cameron, më parë kishte përdorur një gjuhë të ngjashme për imamin Gani. Ai ju referohej lajmeve të publikuara duke thënë se Gani është mbështetës i DAESH-it. Në këtë kuadër Kryeministri Cameron më pas i kërkoi falje imamit duke thënë se këto fjalë nuk kanë kuptimin e shprehur. “Kërkoj falje nga çdo lloj keqkuptimi në lidhje me këtë”, është shprehur ai.

 

Artikulli paraprakOperacion kundër “strukturave paralele” në Turqi, arrestohen 32 persona
Artikulli vijuesEdhe Milaim Zeka kundër Mërgim Mavraj