Në kohë kur në Maqedoni po diskutohet për reformat në media, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet kanë vënë në shënjestër gazetarët.
Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes avokatëve maqedonas ka lansuar edhe disa padi ndaj mediave shqiptare. Ndërkaq, ditë më parë, në një emission televiziv këshilltari i tij, Artan Grubi, sulmoi dhe etiketoi rëndë, kreun e shoqatës së gazetarëve në Maqedonisë, Naser Selmanin.
Jo më larg se mbrëmë, Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, gazetarët shqiptar i quajti – shqipfolës te agjendave te huaja. Ai tha se, ata kanë tradhtuar BDI-në, sepse nuk e kanë ndihmuar në ‘betejën’ e tyre me kryqin gjigant në Shkup.
Ndërkohë, analistët thonë se kërcënimet e partisë shqiptare në pushtet, vijnë nga frika dhe paniku i humbjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./almakos