BE alokon 110 milionë euro për Turqinë

Bashkimi Evropian ka zhbllokuar të martën 110 milionë euro shtesë si pjesë e një ndihme multimiliardëshe për t’u dale në ndihmë refugjatëve sirianë në Turqi.

Bashkimi Evropian (BE) ka zhbllokuar të martën 110 milionë euro shtesë si pjesë e një ndihme multimiliardëshe për t’u dalë në ndihmë refugjatëve sirianë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Komisionit Evropian (KE) thuhet se 60 milionë euro do të shpenzohen për të mbuluar nevojat për ushqim, kujdes shëndetësor dhe akomodim për emigrantët të cilët Greqia i ka kthyer në territorin e Turqisë, ndërsa pjesa e mbetur në vlerë prej 50 milionë eurosh do të shpenzohet për nevojat e refugjatëve sirianë të cilët ndodhen në Turqi.

“Kapacitetet e reja për refugjatët në Turqi në mënyrë shtesë mundësojnë përkrahjen dhe ndihmën që ata njerëz të jetojnë me dinjitet” deklaroi Christos Stylianides, në cilësi të komisionerit për Ndihma Humanitare dhe Menaxhim me Kriza.

Së fundmi KE-ja ka njoftuar se totali i shumës të cilën BE-ja e ka shpenzuar për nevojat e sirianëve në Turqi është 187 milionë euro.

Artikulli paraprakIvanov takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni
Artikulli vijuesPërpjekje të reja për ndërprerjen e luftës në Jemen