PSG-ja vendos se a do të mbetet Zidane në Real

PARIS, FRANCE - MARCH 26: Former French international, Zinedine Zidane walks on the field prior to the International Friendly match between France and Brazil at the Stade de France on March 26, 2015 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Zinedine Zidane, njeriu i stolit të Real Madridit, është duke u formësuar si trajneri i ardhshëm i PSG-së, sipas “Le10Sport”, portalit të njohur francez, i cili zbulon këtë informacion nga klubi parizien.

Zidane, i cili është vënë në pikëpyetje në “Bernabeu”, pasi ka dalë jashtë garës së La Liga-s dhe Kupës së Mbretit në gjysmë të sezonit, është njeriu i zgjedhur nga drejtuesit e PSG-së për të ardhmen. Tani për tani, sipas “Le10Sport”, në qoftë se Unai Emery nuk mbërrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2017-2018, e ardhmja e tij në “Parce de Princes” do të jetë e pamundur. Arritja në gjysmëfinale të Champions-it bën që kontrata e tij të rinovohet automatikisht edhe për një vit, por kjo nuk do të thotë që Unai Emery ende nuk i plotëson pritshmëritë.

Ndërkohë, klubi francez ka nisur tashmë kontaktet fillestare me mjedisin që e rrethon Zinedine Zidane për të ditur nëse ai do të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë të mundshme dhe të marrë përsipër drejtimin e PSG-së nga sezoni 2018-2019. ”Le10Sport” thotë se, tani për tani, nuk ka pasur negociata, apo kontakte të drejtpërdrejta me Zidanen, por trajneri i Real Madridit është zgjedhja e parë e PSG-së për sezonin e ardhshëm. Për momentin, emri i Zidane po merr gjithnjë e më shumë forcë në mjedisin e gjigantëve të Ligue 1, ku paratë “vërshojnë lumë”…

Artikulli paraprakTottenham-Arsenal, Derbi që premton spektakël
Artikulli vijuesDi Maria: Isha fare pranë Barcelonës