BE: Diskriminimi ndaj myslimanëve në rritje

Një studim i bërë në Evropë në lidhje me fetë e pakicave e e posaçërisht Islamin, tregon se myslimanët përballen me diskriminim dhe kufizime të shumta në sfera të ndryshme publike.

Llojllojshmëria fetare në rritje në Evropë është duke krijuar tensione sociale dhe ligjore që thërrasin për reforma, por edhe një Bashkim Evropian që është në kërkim të zgjidhjeve nuk po e ka vullnetin politik për zbatimin e tyre.
Këto ishin përfundimet e nxjerra gjatë rezultateve të studimit tre vjeçar të financuar nga BE-ja e që kishte të bëjë me diskriminimin dhe problemet e tjera me të cilat përballen fetë minoritare në vendet anëtare .
Gjetjet e anketës ishin të qarta: anëtaret e feve të minoriteteve, veçanërisht asaj Islame përballen vazhdimisht me diskriminime dhe kufizime të shumta në sferën publike sidomos gjatë punësimit.
Kjo po e pengon integrimin e tyre dhe po ashtu edhe po e stagnon ekonomine e BE-së.
Studimi, i cili pritet të përfundojë zyrtarisht në muajt e ardhshëm, sugjeron që BE-ja duhet ti kushton rendësi dhënies fund të diskriminimit në vendet e punës si dhe të akomodojë nevojat fetare të qytetarëve të saj.
Feja Islame tanimë është feja e dytë për nga madhësia në Evropë me së paku 15 milion mysliman./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakDamasku thotë se nuk po përdor lëndë kimike.. por fotot e vërtetojnë të kundërtën
Artikulli vijuesPër shëndetin e eshtrave konsumoni kumbulla