Për shëndetin e eshtrave konsumoni kumbulla

Nëse ju pëlqejnë kumbullat e thata ju japim edhe një arsye shtesë për t’i ngrënë ato- janë të mira për eshtrat.

Shkencëtarët pranë Universitetit të Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e eshtrave.

Autorët e studimit thonë se asnjë nga pemët tjera nuk e ka pasur këtë efekt në dendësinë e eshtrave sikurse kumbullat.

Rezultatet janë fituar pas studimit njëvjeçar të dy grupeve të femrave, njëri prej të cilave ka ngrënë kumbulla, dhe në fund ka rezultuar me dendësi më të mirë të eshtrave./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakBE: Diskriminimi ndaj myslimanëve në rritje
Artikulli vijuesSi të përmirësoni në mënyrë natyrale qarkullimin e gjakut në trupin tuaj?