Damasku thotë se nuk po përdor lëndë kimike.. por fotot e vërtetojnë të kundërtën

Aktivistët kanë publikuar foto të fëmijëve dhe grave në Halep, me fytyra të djegura nga armët kimike

Ministria e jashtme e Sirisë, në dy letra që i ka dërguar Presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, konfirmon se “Siria nuk do të përdorë armë kimike edhe nëse gjenden tek ajo”, sipas një deklerate të lëshuar nga ministria të shtunën.
Në zhvillimet me rëndësi rreth krizës të armëve kimike në Siri, aktivistët Sirian kanë publikuar foto të fëmijëve dhe grave, dhe thonë se fytyrat e tyre janë djegur nga bombardimet e forcave të regjimit me armë kimike në qytetin Sefire të Halepit. Ushtria çlirimtare, gjithashtu njofton se kanë sekuestruar armë që kanë lëndë kimike, të cilat ishin në posedim të ushtarëve të Asadit, ku ishin nisur për të kryer urdhëra në bombardimet e qyteteve Siriane./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakAeroporti i Damaskut shpallet "zonë beteje"
Artikulli vijuesBE: Diskriminimi ndaj myslimanëve në rritje