BE diskuton për imigracionin më 16 mars

Brukseli nuk duhet dhe nuk mund të lerë vetëm as Lampeduzën, as Italinë dhe as të gjitha vendet evropiane që duhet të përballen me imigracionin, deklaroi sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Tema e imigracionit nuk është temë e një ishulli të vetëm apo e një vendi të vetëm, por temë e gjithë Evropës dhe ne po punojmë që masat të jenë konkrete”, theksoi Mogherini, sipas ATSH-së.
“Më 16 mars për herë të parë do të kemi në qendër të vëmendjes së ministrave të Jashtëm evropianë temën e imigracionit ”, shtoi ajo.kohaislame
Artikulli paraprakKhaulah Bint Al-Azuar – Gruaja që dha shembull për të gjithë burrat
Artikulli vijuesBora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë