Bashkimi Evropian bëri thirrje për “ndërprerje urgjente” të luftimeve në qytetin verior sirian Alepo, me qëllim që të mundësojë evakuim mjekësor, ofrim të ndihmës humanitare dhe të bëhen riparime themelore të infrastrukturës.
“Operacioni humanitar në Alepo nuk mund të jetë pjesë e asnjë strategjie ushtarake”, theksohet në deklaratën me shkrim të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Frederika Mogernini.
Ajo thekson se BE-ja “ashpër e dënon” eskalimin e dhunës në Alepo, përfshirë edhe ” shfrytëzimin tejmase dhe të tepruar të forcës nga ana e regjimit sirian”.
Mogerini në kumtesë u bën thirrje të gjitha palëve të kyçura në konflikt që t’i ndërpresin armiqësitë dhe t’i largohen të gjitha rrethimet me qëllim që të mundësojë hyrje të vazhdueshme të ndihmës humanitare në rrugë tokësore deri të gjithë të cilëve u nevojitet.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Armatës ruse, gjeneral Igor Konashenkov deklaroi se Rusia është e gatshme të pranojë shpallje të armëpushimit 48 orëshe në Alepo gjatë javës së ardhshme që të mundësohet dorëzim i ndihmës së nevojshme humanitare.
Sipas Konashenkov, kjo masë do të paraqiste “pilot projekt” për shqyrtimin e mundësisë për shpalljen e ndërprerjes së zjarrit në rajonin e Alepos edhe në të ardhmen.
“Forcat ruse gjithashtu janë të gatshme që t’u ofrojnë mbrojtje karvanëve të KB-së gjatë arritjes në qytet”, tha Konashenkov.