Përmbytjet në rajonin e dy javëve më parë kanë lënë pa kulm mbi kokë shumë familje nga Hasanbegu. Beamin Iseni që nga dita pas vërshimeve ka larguar familjen e tij, ndërsa vet qëndron në makinë, për siç thotë , të ruajtur ato pak gjëra që i kanë mbetur në shtëpi. Ai thotë se fëmijët dhe bashkëshortja kishin pësuar trauma nga përmbytjet.
“Një komision vetëm ka qenë sa për ti pa këto se çka, i panë këto dollapet dhe asgjë tjetër, prej këtu nuk mbeti asgjë. Vërshimet e mëdha ishin atje dhe përfunduan te ne ndërsa te ne nuk vjen askush të na sheh se çfarë po ndodhë.. Unë flej në makinë, ku të gjej me flejtë, ku të mundem me flejt..Ku të shkoj, nuk kam ku të shkoj, jam I demoralizuar tash për tash, nuk di as vet ku të shkoj e çka të bëj…skam rrugëdalje, nuk kam rrugë. Komisioni ishte, e pane dhe shkrujtën vet çka ju intereson, thanë e dime dhe e shofim vet edhe ashtu”, tha Beamin Iseni, banor i Hasanbegut.
“Pesë anëtarët e familjes Iseni për momentin janë strehuar në konviktin e studentëve në lagjen Autokomandë. Shpresa e vetme për këtë familje mbeten institucionet shtetërore dhe të gjithë njerëzit human të cilët kanë mundësi për të ndihmuar për ti kthyer në normalitet”. Ngjashëm si familja Iseni, ka dhe shumë shtëpi tjera në Hasanbeg. Disa janë para rrënimit ose akoma përplot baltë e ujë. Pronarët thonë se do të kalojnë muaj të tërë kur të gjithë anëtarët
të mund të kthehen në shtëpi.
“100 karroca dore me baltë i kam heq prej kësaj shtëpie edhe ende nuk e kam pastruar sa duhet, çka me bë, më kanë thanë se do të vijnë me pastruar nëse do të pastrohet, nëse jo kjo është tjetër nuk ka..Familjen e kam në Nagushtak te miqtë e mi, ku ti lë këtu. E kemi një fëmijë në spital, është ftohur natën e vërshimeve, ka 10 ditë që është në spitalin Kozle” Banorët e Hasanbegut presin ndihmën e Institucioneve me shpresë se të gjithë do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë.
You Might also Like
Sot është Dita Botërore e Ushqimit
Mbi 150 vende të botës po festojnë sot më 16 tetor Ditën Botërore të Ushqimit,…
By
Redaksia
2 Min Read
A e dini kush është ky me kitare në të majtë?
Është e çuditshme, por sot ai është një nga imamët më me ndikim në botë.…
By
Redaksia
1 Min Read
Hollande: Franca e Gjermania ta marrin iniciativën pas Brexit
Presidenti francez, François Hollande, theksoi sot, në kuadër të vizitës në Berlin, se Franca dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Opozita kundër dialogut pa kërkimfalje të Serbisë për krimet në Kosovë
Dialogu politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, i paralajmëruar që të fillojë në vjeshtë, nuk e…
By
Redaksia
2 Min Read
Erleta Hoti i del në mbrojtje Islamofobes Alma Lama ndërsa një komentues ja krypë salepin
E bija e veprimmtarit Ukshin Hoti Erleta Hoti e cila kohë pas kohe shfaq mllefin…
By
Redaksia
0 Min Read
Kurti kërkon ndihmën e Bamir Topit për veriun
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka dërguar sot letra presidentes së Republikës, Ahtifete Jahjaga,…
By
Redaksia
5 Min Read
