Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten sistemin e ri të kontrollit të kufijve të Bashkimit Evropian, për të evituar lëvizjen sa më të madhe të imigrantëve ilegalë dhe refugjatëve.
Kjo vjen si pasojë e tragjedisë që ndodhi në Lampaduzë të Italisë, ku humbën jetën qindra klandestinë pasi që anija e tyre u fundos.
Sistemi “Evrosur” nënkupton që vendet anëtare të BE-së do të jenë më mirë të siguruara që ta evitojnë, ta njohin dhe ta luftojnë migrimin ilegal, por edhe t’i shpëtojnë jetët e imigrantëve.
Në një komunikatë të Parlamentit Evropian është bërë e ditur se elementi kryesor i sistemit të ri është rrjedhja më e mirë e informacioneve mes vendeve anëtare të BE-së dhe me agjencinë për kontrollin e kufijve “Frontex”. “Kjo përfshin shkëmbimin e informacioneve dhe të të dhënave të shërbimeve informative të autoriteteve dhe organeve të ndryshme mbikëqyrëse, duke përfshirë mbikëqyrjen satelitore apo informacionet për anijet”, është thënë në komunikatën e Parlamenti Evropian/Epoka/kohaislame.com
You Might also Like
Presidenti Erdoğan viziton kantierin e tunelit të Euroazisë
Presidenti Erdoğan me automjetin zyrtar kaloi nga Haremi në anën Europiane të Stambollit duke e…
By
2 Min Read
Studim: Islami, feja me rritje më të madhe
Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për…
By
3 Min Read
Ndiqni ngjarjet e fundit LIVE nga Brukseli (VIDEO)
Pas tre shpërthimeve që tronditën Brukselin ku humbën jetën mbi 11 persona e mbi 25…
By
0 Min Read
Kurdët e Irakut kërkojnë ndihmë financiare nga SHBA
Autoritetet në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, iu kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për…
By
1 Min Read
Renditja e vendeve që shpenzojnë më shumë në armatime
Sipas një raport të institutit hulumtues ndërkombëtar të paqes, në vendin e parë për nga…
By
2 Min Read
Martirizohet një i ri palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan
Një i ri palestinez 17 vjeçar është martirizuar nga ushtarakët e regjimit sionist në qytetin…
By
1 Min Read
