Bedri Hamza, Guvernator i BQK-së

Me 58 vota 3 kundër dhe 6 abstenime, Bedri Hamza është zgjedhur Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjatë kohës së votimit dy partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje kanë lëshuar sallën ashtu sië kishin paralajmëruar. AAK ka qëndruar në sallë por duke votuar kështu kundër zgjedhjes së Bedri Hamzës për Guvernator.

Njejtë kanë vepruar edhe deputetët nga grupi E15. Lëshuan sallën dhe u shprehën kundër zgjedhjes së Hamzës për Guvernator.

LDK, fuqishëm ka kundërshtuar zgjedhjen e Hamzës në krye të BQK-së.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka thënë se me emërimin e Bedri Hamza në krye të BQK-së, i ndërrohet emërimi në Banka Private e PDK-së.

“Po përfundon gjithë cikli i politizimit në institucione të varura dhe partiake. Është e qartë që kandidati Hamza është eksponent i lartë i PDK-së. BQK duhet të jetë institucion i pavarur dhe që i përgjigjet vetëm Kuvendit.

Zgjedhja e Hamzës Guvernator është shakaja më e madhë dhe turpi më i madh në vazhdimin e kësaj që po ndodh. BQK do të jetë Banka private e PDK-së ose e qeverisë, njësoj është”, ka vlerësuar Beqiri.

Nga ana tjetër, Visar Ymeri, emërimin e Hamzës, Guvernator të BQK-së, e ka quajtur uzurpim nga kryeministri, dhe se De fakto do ta drejtojë BQK-në.

“Është një uzurpim nga kryeministri, është një hap cilësor në kapjen e shtetit, për shkak se institucioni I BQK-së, është institucioni më i rëndësishëm financiar në vemd, institucioni më i rëndësishëm në ndërtimin e sovraniteti. BQK duhet të jetë e pavarur nga presioni apo qeveria.

Duhet të jetë transparent. Çdo lloj i ndikimit shkel pavarësinë e këtij institucioni. Kryeministri De Facto do ta drjetojë BQK-në”, ka vlerësuar Ymeri.

Ndërka, AAK, ka qëndruar në sallë por duke votuar kundër Hamzës që të zgjidhet si Guvernator i BQK-së.
“AAK do t’i mbahet konsistent vendimit të vet dhe do të votojmë kunder”, vlerësoi Gjini.

Ndryshe, Bedri Hamza, pati dhënë dorëheqje në muajin maj nga drejtimi i Ministrisë së Financave.
Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij Hamza tash do ta drejtojë Bankën Qendrore të Republikes së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakKosovarët më shumë në kredi sesa buxheti i shtetit
Artikulli vijuesHelmi i bletëve shkatërron HIV-in