Tribunali i Hagës mbyll zyrat në Prishtinë dhe Zagreb

Pasi OKB i zgjati mandatin edhe për dy vjet të tjera Tribunalit të Hagës për krime Lufte në ish-Jugosllavi, ky i fundit ka njoftuar se prej sot shpall të mbyllura zyrat e tij në Kosovë dhe Kroaci.

Përmes një komunikate, Tribunali ka njoftuar se mbyllja e zyrave në Prishtinë dhe Zagreb po bëhet në përputhje me strategjinë e përfundimit të detyrave që i kanë mbetur.

Ndërkaq, ka njoftuar se zyrat në Beograd dhe Sarajevë do të mbeten të hapura për të vazhduar mbështetjen e punës së Tribunalit.

Kreu i Tribunalit, gjykatësi Theodor Meron ka lavdëruar punën e stafit në të dy zyrat që po mbyllen. Ai ka thënë se këto zyra kanë punuar për të vënë drejtësinë në vend dhe për të kthyer besimin tek etnitetet e prekura.

Që nga themelimi i tij në vitin 1993, Tribunali i Hagës ka pasur të hapura gjashtë zyra në terren: Beograd, Sarajevë, Zagreb, Prishtinë, Banja Lukë dhe Shkup.kohaislame

Artikulli paraprakTrepça rritë prodhimet
Artikulli vijues“iPhone” kontrabandohen në Kosovë