Vulin të premten pritet ta vizitojë Kosovën

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet ta vizitojë Kosovën të premten dhe të shtunën e ardhshme.

Vulin gjatë vizitës së parë që nga marrja e postit të ri pritet ta vizitojë Prizrenin, Shtërpcën, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe, thuhet në një njoftim, raporton Rel.

Nuk dihet nëse Vulin iu ka kërkuar leje autoriteteve të Kosovës për këtë vizitë. Parardhësit të tij, ish ministrit për Kosovën, Goran Bogdanovic, nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, të paktën njëherë, për shkak se zyrtarët serbë janë të obliguar të kërkojnë leje, po që se duan të zhvillojnë vizita zyrtare në Kosovë. /kohaislame/

Artikulli paraprak“Kosovës B” i zgjatet jeta deri në vitin 2040, me investime private
Artikulli vijuesNë bisedime i humbim 17 për qind të territorit!