Beg Rizaj varroset të dielën në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Beg Rizaj, që u vra në luftimet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, do të varroset të dielën në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.
 
Lajmin e ka bërë me dijet kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj i AAK-së. 
“Qytetarë të nderuar gjithë andej trojeve etnike, ju njoftojmë se varrimi i luftëtarit e komandantit Beg Rizaj i rënë në Kumanovë do bëhet të dielën më 24 maj, në ora 16:00 në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.
 
Ndërsa tubimi mortor mbahet në Sheshin e Deçanit para Objektit të Komunës së Deçanit, duke filluar nga ora 14:00”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook, teksa ka shtuar se për detaje të tjera opinioni do të informohet nesër pas takimit të Këshillit Organizativ.
Artikulli paraprakApple lanson iOS 9 për iPhonët e vjetër
Artikulli vijuesAllegri: Barça klubi më i mirë në botë