Mbi 60 kosovarë kanë humbur jetën në vendet e punës

Gjatë 5 vjetëve të fundit, në sektorin e ndërtimtarisë 61 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare
Niveli i sigurisë në punë edhe më tutje vazhdon të jetë i ulët, ku si pasojë gjatë pesë vjetëve të fundit në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 61 qytetarë, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare, shkruan gazeta “Zëri”.

Këto të dhëna janë pasqyruar në raportin e fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, i publikuar para pak ditësh.

“Numri i aksidenteve të rënda dhe në shumicën e rasteve edhe me pasoja fatale për shëndetin e punëtorëve është shqetësues dhe është rritur nga viti në vit. Pasojat nga moszbatimi i masave apo zbatimi i pamjaftueshëm i rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë është problem shqetësues për njerëzit dhe natyrën në nivel global. Analizat e bëra kanë treguar se sektori i ndërtimtarisë prin me numrin më të lartë të rasteve me lëndime, por edhe me vdekje të punëtorëve. Duke u bazuar në këtë, ne kemi përzgjedhur për trajtim këtë sektor si një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe me rrezik më të lartë krahas sektorëve tjerë”, thuhet në raport.

Artikulli paraprakFamilja skamnore nga Fushë-Kosova bëhet me shtëpi të re falë vullnetit të qytetarëve (Video)
Artikulli vijuesKapen me 40 kilogramë drogë dy gostivaras