Allegri: Barça klubi më i mirë në botë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Barcelona është klubi më i mirë në botë, por ka theksuar se nuk i frikësohet këtij klubi për finalen e Ligës së Kampionëve.
 
“Zonja e Vjetër” do të përballet me klubin katalunas në finalen e Berlinit më 6 qershor, për të kërkuar që të fitojë garën për herë të parë që prej vitit 1996.
 
“Ata janë ekipi më i fortë në botë”, ka thënë Allegri. “Por ne ndihemi mirë dhe do të shkojmë atje për të luajtur. Jam serioz, ne do të luajmë. Ekipi im garanton siguri fizike dhe psikike. Kam një skuadër të mirë”./Koha
Artikulli paraprakBeg Rizaj varroset të dielën në Kompleksin Memorial në Gllogjan
Artikulli vijuesMeksikë, vriten 37 anëtarë të një bande nga policia