Njësi speciale të policisë në Australi është dashur të përdorin sprej për t’i ndarë qindra protestues rivalë pasi përleshjet shpërthyen ndërmjet grupeve anti-islamike dhe anti-raciste.
Sky News shkruan se qindra policë formuan një vijë në mes të dy grupeve, por nuk qenë në gjendje t’i ndajnë disa nga protestuesit, transmeton Koha Islame.
Videot shfaqin disa protestues të maskuar duke përdorur flamuj australian për t’i sulmuar protestuesit rivalë.