FETÖ nëpërmjet kompanive fiktive ka transferuar paratë në SHBA

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë mësohet se Prokuroria e qytetit Uşak në kuadër të hetimit të nisur në shtator 2015 për financimet e Organizatës terroriste Fetullahçi/Struktura shtetërore paralele (FETÖ/PDY) , i ka paraqitur Gjykatës së Krimeve të Rënda numër 2 në Uşak aktakuzën prej 2.527 faqesh të çështjes e cila përbëhet nga 71 dosje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktakuzën e pranuar nga gjykata kreu i FETÖ-s, Fetullah Gülen, përfshihet si i akuzuari “numër një” si dhe ndaj 111 të akuzuarve të tjerë nga të cilët 13 të arrestuar drejtohen akuzat “formim dhe drejtim të organizatës së armatosur terroriste”, “financim të terrorizmit”, “tentativë për të ndryshuar rendin kushtetues” dhe “tentativë për eliminimin e qeverisë”.

Për 110 të akuzuar kërkohen dënime duke nisur që nga 2 vite burg të rëndë e deri në dënim të përjetshëm.

Dënimet e kërkuara kundër Fetullah Gülenit

Në aktakuzë përcaktohet se kreu i organizatës, Gülen ka kryer krimet “tentativë për të eliminuar rendin e parashikuar nga Kushtetuta e Republikës së Turqisë duke përdorur forcë dhe dhunë”, “formim dhe drejtim të organizatës së armatosur terroriste”, “financim të terrorizmit”, “tentativë për eliminimin e qeverisë së Republikës së Turqisë duke përdorur forcë dhe dhunë” dhe “mashtrim cilësues me abuzim i ndjenjave dhe besimit fetarë”.

Prokurori për veprat penale dhe me shtimin e masave të tjera të ndëshkimit për krimet e kryera nga të dyshuarit e tjerë ka kërkuar dënimin e kreut të FETÖ-s, Gülen, me 2 burgime të përjetshme të rënda dhe dënimin me 1.900 vite burg.

Nëpërmjet kompanive fiktive kanë transferuar paratë në SHBA

Në aktakuzë është përcaktuar gjithashtu se paratë të cilat i kanë mbledhur me mënyrat si “Himmet”, “donacione”, “kurban”, Zekat” dhe kryesisht nga biznesmenët nëpërmjet kompanive fiktive duke përdorur bankat në vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Marokut, Jordanisë, Gjermanisë i kanë transferuar në SHBA.

Ndër të tjera në aktakuzën ku theksohet se kundër FETÖ-s e cila operon në Uşak që nga viti 1984 dhe se ka marrë përfitime në emër të organizatës duke përdorur kryesish emra të njohur nga bota e biznesit dhe administrata, janë paraqitur në total 220 deklarata nga të cilët 6 janë të personave ankues, dhe 60 si persona viktimë.

Artikulli paraprakStamboll, operacione ndaj kompanive që dyshohen se ofrojnë mbështetje për FETÖ-n
Artikulli vijuesIsh-prokuroi turk arrestohet gjatë tentativës për të ikur në Siri