Bekim Laçi: Sintagma “Feja e të parëve” është manipulim për qëllime propaganduese

Gazetari Bekim Laçi vlerëson se sintagma feja e të parëve është manipulimi më i madh për qëllime propaganduese, transmeton TetovaSot.

“Sintagma “Feja e të parëve”, është manipulimi ma I madh për qëllime propaganduese.

Njeriu e zgjedh Fenë sipas dëshirës, sipas bindjeve që ka dhe jo sepse ashtu ka besu babgjyshi apo stërgjyshi I tij.

Nuk ka asnjë dilemë, se sot shumica e shqiptarëve janë muslimanë, ashtu siç nuk ka asnjë dilemë se shekuj më parë kanë qenë të krishterë , dhe para kësaj kanë pasur besim pagan, po atë besim politeist të cilin e ka pasur e tërë bota krishtere para ardhjes së Jezusit (Isa a.s), prandaj si rrjedhojë e kësaj Feja e të parëve tanë ka qenë paganizmi.

Ne jemi shqiptarë, me gjak shqiptari, kjo nuk ndryshohet sot e për jetë, asnjë transfusion nuk e ndryshon këtë, por ama bindjet fetare I zgjedhi vet”, shkroi gazetari Bekim Laçi në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/

Artikulli paraprakHapet në mënyrë solemne xhamia e fshatit Drugovë të Kërçovës
Artikulli vijuesClinton: Nuk jemi kundër Islamit, demagogjia e Trump e rrezikshme