Belgjikë, shqiptari plagoset me katër plumba kallashnikovi

Një shqiptar u plagos rëndë gjatë të shtënave me Kallashnikov mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Emile Bockstael”, në Laeken të Belgjikës.

Ai është Ljiridon Saljahi, sipas medieve vendase, ndërsa autorët e sulmit, që besohet se janë disa, janë ende të paidentifikuar.

Saljahi ka marrë ka plumba, një prej tyre në fyt.Të shtënat u shënuar rreth orës 23:30, tha të dielën prokurori i Brukselit.

Burime zyrtare, të cituara nga mediat belge bëjnë me dije se, “Qendra e emergjencës ka marrë disa telefonata në të njëjtën kohë, rreth të shtënave në bulevardin Emile Bockstael. Shoferi i një makine u qëllua nga disa plumba. Shërbimet e emergjencës e kanë dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ende gjendja e tij vijon të mbetet kritike”.

Por, media belge “Dhnet”, raporton sot se lidhur me ngjarjen, sytë janë nga katër vëllezër shqiptarë, mes të cilëve dhe të plagosurit ishte shpallur luftë.

Ata morën kontrollin e drogës, bixhozit dhe prostitucionit në lagjen e famshme Alhambra, pjesë e distriktit të Brukselit, ndërsa më pas u arrestuan.

Pikërisht, vëllezërit besonin se ishte Saljahi ai që kishte gisht në arrestimin e tyre.

Policia dhe prokuroria e njohin rivalitetin me palëve, por ende nuk ka asnjë provë që katër vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga media belge, janë pas atentatit të së shtunës.

Në fund të qershorit, Ljiridon Saljihi ka thënë se është i frikësuar për sigurinë e tij, raporton “Dhnet”./Syri.

Videoja

Artikulli paraprakRozë-mendimtarët e identitetit kosovar!
Artikulli vijuesJa “pasaporta më e fuqishme” në botë