Itali, dështon referendumi për platformat e naftës

Qendrat e votimit ishin hapur nga ora 7 deri në ora 23, por se nga 50 milionë votues të regjistruar në votime morën pjesë vetëm 32 përqind.

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët nuk do të pranohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Itali, ku votuesit janë përgjigjur në pyetjen nëse ata duan të shfuqizojnë ose të mbetet leja për eksploatimin e pakufizuar të naftës dhe gazit në platformat ekzistuese në detrat italiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e koalicionit e kryeministrit italian Matteo Renzi në dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masa legjislative me të cilat në zonën e 12 kilometrave të bregdetit nuk do të hapen platforma të reja të naftës, por se ato ekzistuese mund të nxjerrin naftë dhe gaz nga deti pa kufizime kohore.

Me iniciativën e lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit dhe opozitës dje në Itali është mbajtur një referendum mbi lejen e eksploatimit të pakufizuar të platformave ekzistuese, por në qendrat e votimit nuk dolën 50 përqind të votuesve të regjistruar, dhe referendumi u shpall i pavlefshëm.

Qendrat e votimit ishin hapur nga ora 7 deri në ora 23, por se nga 50 milionë votues të regjistruar në votime morën pjesë vetëm 32 përqind.

Artikulli paraprakIndi, 27 të vdekur në një aksident rrugor
Artikulli vijuesKinë, rreth 500 nxënës të sëmurë në afërsi të kompleksit të ish-fabrikave kimike