Bën betimin qeveria e re palestineze

Qeveria e re palestineze, e kryesuar nga kryeministri Rami Hamdullah, ka bërë të enjten betimin në selinë e presidentit Mahmud Abbas, në Ramallah.

Kabineti i ri ka disa ndryshime – dy zëvendëskryeministra të rinj dhe ministrin e ri të Financave – por kryesisht mbetet i pandryshuar nga paraardhësi.

Abbas ka emëruar Hamdullahun në postin e kryeministrit, duke pasuar kështu Salam Fayyadin, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin prill.

Hamdullah është anëtar i Lëvizjes së Fatahut, e cila udhëhiqet nga presidenti Abbas./bs/kohaislame

Artikulli paraprakÇlirimtarët sirian marrin kontrollin pranë Lartësirave Golan
Artikulli vijuesErdogan: Të ndalen protestat urgjentisht