Benzema në Mekë për umre

Karim Benzema, futbollisti i cili vesh fanellën e Real Madrid-it në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga, ka shkuar në Mekë për të kryer umre, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti francez ka publikuar një fotografi në Instagram ku duket me veshjen karakteristike që veshin besimtarët muslimanë gjatë kryerjes së umres.

Vitin e kaluar Benzema u akuzua për shantazh ndaj shokut të tij të skuadrës së Kombëtares së Francës Mathieu Valbuena. Për këtë arsye 28 vjeçari Benzema nuk u thirr në Kombëtaren e Francës në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016).

Benzema i cili është me origjinë nga Algjeria, vitin e kaluar në 36 ndeshje me Real Madrididn ka shënuar 28 gola.

13524537_1037540716330060_2565766163349315684_n

Artikulli paraprakEnde nuk dihet kur do të përfundojë restaurimi i xhamisë së Çarshisë [video]
Artikulli vijuesNamazi i natës bllokon rrugën në Tiranë