Tërmet në Bosnje

Tërmeti prej 4.9 shkallë të Rihterit, që ka goditur Zenicën e Bosnjes në natën mes të premtes dhe të shtunës nuk ka shkaktuar viktima e as të lënduar, ka thënë drejtori i Mbrojtjes Civile për kantonin e Zenicës, Sead Xhanoviq.

Ai ka thënë se qytetarët që kanë dalë nga shtëpitë gjatë dridhjeve, pasi kanë kaluar natën në rrugë, janë kthyer në shtëpi, raporton rel.
Tërmeti është dëgjuar në tërë Bosnje e Hercegovinën./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakAhtisaari: Serbia s’ka BE pa e njohur Kosovën, le të shkojë në Rusi
Artikulli vijuesShqiptari ndihmon masakruesin serb!