Beqiri e quan Thaçin burim i së keqes

LDK nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese e as që do të marrë pjesë në Komisionin për ndryshimin e ligjit zgjedhor pa u respektuar në plotni marrëveshje politike e viti të kaluar e cila parasheh mandat të kufizuar për presidenten Atifete Jahjafga.

Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe njëherë sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri. Ai tha për Klan Kosova se shkaktar që Kosova po hyn në një krizë politike është kryeministri vendit HashimThaçi.

Beqiri tha se LDK-ja nuk do ta mbështesë e as që do marrë pjesë në një dialog të mundshëm me Serbinë pasi që konsideron se nuk është koha e duhur. Sikur që nuk do të hynte kurrë për çfarëdo arsye qoftë në koalicion me PDK-në.kohaislame

Artikulli paraprak"Opozita është duke u bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e bashkuar “ kreu i Ushtrisë së Lirë Siriane
Artikulli vijuesIzraeli: BE ta shpall Hamasin grup terrorist